Video
22/02/2013 10:03:13
Athinë, bomba kundër stacionit të policisë
Personat e panjohur kanë qenë rreth 15 dhe, pasi kanë hedhur bombat, janë larguar
ATHINË - Persona të maskuar sulmuan dja në mbrëmje me bomba molotov një rajon policie në lagjen athinjote, Eksarhia, që konsiderohet si vendgrumbullim i anarkistëve, njoftuan burime të ndryshme. Personat e panjohur kanë qenë rreth 15 dhe, pasi kanë hedhur bombat, janë larguar. Shpërthimet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale mbi hyrjen e administratës së policisë. Ende nuk është marrë përgjegjësia për këtë sulm.