Video
16/02/2013 12:22:55
Dy gjarperinj per te ruajtur drogen
Itali. Kokaina e fshehur ne nje arkivol
ITALI- Nje gjarper boa dhe nje piton kane qene rojet e kokaines. Ky eshte zbulimi i bere nga hetuesit ne Lucca gjate nje operacioni anti-droge. Hetimet dhe me pas zbulimi kane cuar ne arrestimin e tre personave, qe jane portieri i nje shkolle dhe dy marokene, me akuzen e prodhimit dhe shperndarjes se droges.
Portieri dhe ndihmesit
Portieri kishte rene ne dyshime dhe ishte nen mbikqyrje per nje muaj e ca, derisa u kap ne brendesi te shkolles ku punonte. Megjithate, hetimi i policise ka nisur nga disa te dhena te prezantuara nga disa banore ne zonen historike, te cilet theksonin se kishin pare sasira te ndryshme droge nga banoret e zones.
Ne kete menyre, policia eshte hedhur ne sulm dhe ka mundur ta arrestoje portierin si dhe te bllokoje drogen. Sasia e droges ishte e fshehur ne nje arkivol dhe ruhej nga nje gjarper boa dhe nje piton. Ne brendesi te akivolit ndodhej nje sasi prej 18 qesesh kokaine, sejcila prej tyre gjysme kileshe, nje sasi mariuhane dhe nje pistolete e kalibrit 7.65 milimetra.
Gjate kontrollit te baneses jane gjetur ne cilesine e proves materiale tre pushke, nje karabine, nje pistolete Berete e kalibrit 7.65, arme dhe municione te lehta. Ne ndihme te portierit ishin edhe dy emigrante marokene, te cilet jetonin ne qytet prej vitesh dhe merreshin me trafikun e droges.