Video

14/02/2013 13:50:10

Erseke. Vriten dy persona me arme

Vret ish te dashuren dhe me pas vret veten






ERSEKE- Pergjaket ne diten e dashuruarve qyteti i vogel i Ersekes. Qellon me arme per vdekje ish te dashuren, me pas dhe vetes.

Fatos Kapllani, 50 vjec nga Erseka, ka shkuar ne banesen e Antoneta Petritit “ish e dashura e tij”, e moshes 33 vjec, banore e bllokut numer 3 po ne Erseke.

Sipas deshmise ne polici nga e ema e viktimes, mesohet se Fatosi kishte mberritur ne banesen e Nertiles per te festuar se bashku Shen Valentinin.

Mendohet se shkak i vrasjes se 33 vjecares te kete qene inati qe Fatosi ka patur duke qene se gruaja kishte kohe qe fshihej prej tij dhe se pikerisht sot ajo kishte refuzuar te kryente marrdhenie seksuale me te.

Menjehere pas kryerjes se krimit, Fatosi nen nje gjendje teper te rende psiqike, me armen qe vrau ish te dashuren e tij ia ka drejtuar vetes duke shtene mbi te dhe duke ngelur i vdekur ne vend.

Forcat e policise kane mberritur vetem disa momente me vone ne vendin e ngjarjes duke hetuar shkaqet e krimit dhe vete ngjarjen. Policia ka arritur te gjeje nje arme zjarri tip automatik te kalibrit 7.62 mm si dhe 5 gezhoja.

Sipas versionit zyrtar te policise, ish punonjesi i zjarrfikeseve ne Erseke, kishte kohe qe kishte nje lidhje jashte martesore me 33 vjecaren Nertila Petriti.

Kjo e fundit prej kohesh kishte nisur t’i shmangej kesaj lidhjeje edhe pse ishte e divorcuar dhe nene e dy femijeve. Nertila jetonte me te emen dhe te bijen ne nje apartament.

HermesNews-©2012