Video

12/02/2013 16:26:39

Skoci. Kapet banda shqiptare

Drejtonin banden e droges dhe krimit






SKOCI - Arben Dumani ishte vetem 10 vjec kur se bashku me familjen u larguan nga lufta ne Kosove drejt nje jete tjeter ne Skoci. Por si e morri kete mundesi djaloshi shqiptar nga Kosova. Ai nisi pas disa vitesh te futet ne boten e krimit dhe te droges.

Tashme 23 vjec, ai drejton nje organizate kriminale nga e cila perfitonte neper Skoci nje shume prej 1.2 milion paundesh nga shitja e kokaines. Ai ka qene drejtuesi i nje grupi te rinjsh kosovare dhe shqiptare, te cilet jane arrestuar nga Agjencia Operacionale e Forcave kunder Droges dhe Krimit “Eclipse”.

Detektivet e policise kane gjurmuar banden kriminale per rreth nje muaj, ndersa me pas kane nderhyre ne shtepine e tyre ne zonen Kinning Park.

Kishin perfituar nje shume prej 1.2 milion paundesh, pasi kokainen e kishin perzjere me substanca te tjera. Policia gjithashtu, ka gjetur edhe foton e nje njerit prej tyre teksa ishte duke thithur me hunde substancen dhe perreth kishte para.

Nje jave me pare ai ndodhej ne ambjentet e Gjykates se Larte ne Glasgow se bashku me Albert Memia, 25 vjec, Fabiion Ponari, 23 vjec dhe Gjeorgji Pjetrin, 28 vjec. Te gjithe personat jane gjetur pas nje lokali teksa ishin duke u marre me planet e droges.

Shefi i SCDEA-s, Athol Aitken deklaron se “kjo ka qene nje sasi e madhe droge ne te gjithe komunitetin skocez, ndersa une e respektoj vendimin e gjykates. Do te ndikoje mbi personat e perfshire dhe pjesmarrjen e tyre ne krim”.

Operacioni “Eclipse”, eshte nje operacion inteligjent nga SCDEA, ne hetimin dhe bllokimin e shperndarjes se kokaines se paster e cila importohet ne Skoci nga te rinjte me nje perfitim te larte nga shitja me pas ne tregun skocez.

Arben Dumani dhe banda e tij jane te perfshire ne “nivelin dhe shkallen e larte” te operacionit edhe majin e vitit te kaluar. Hetuesit deklarojne se droga e tyre ishte e destinuar per t’u perdorur nga komuniteti neper Skoci.

Oficeret e policise shtojne se Dumani dhe Memia se bashku shkonin dhe vinin disa here gjate dites ne nje apartament ne kopeshtin Milnpark. Ata kane perdorur pronen e tyre te boshatisur per te perzjere kokainen e paster me substanca te tjera.

Ne fund te muajit maj, detektivet kane levizur nga banesa e tyre tre pako te medha me kokaine te futura ne dollapin e kuzhines.

Sapo Albert Memia ka mberritur ne apartament, ka vene re se droga nuk ndodhej me atje. Menjehere ka telefonuar Albertin duke i thene “Hej Luli, eja ketu shpejt. Gjithcka eshte zhdukur”.

Edison Myrteza