Video

12/02/2013 11:40:59

Rrėfehet vrasėsi i Bin Laden

Pa asnjė ndihmė nga shteti






SHBA - I harruar nga institucionet pas elozheve nga presidenti Barack Obama, pavareisht edhe falenderimeve te te gjithe vendit per rezultatin perfundimtar ne luften kunder terrorizmit.

Ne realitet, nuk eshte trajtuar si nje “hero kombetar”. Burri qe shtiu ndaj kryeterroristit Osama Bin Laden ndodhet tashme ne nje seri problemesh ekonomike.

Pa pension dhe pa sigurim per shendetin. Vetem sepse u largua nga ushtria duke patur te drejte. Ne kete menyre ka vendosur te thyeje qetesine me nje interviste ne te perjavshmen “Esquire”, ku ka treguar te verteten e tij.

Rrefim anonim Emri i tij nuk eshte bere kurre publik madje edhe ne deklaraten e bere. Perpara shpjegimit te veshtiresive te rikthimit te tij ne jeten e perditshme, menjehere pas misionit te veshtire, duke mos harruar te kujtoje ato momente historike per SHBA-ne.

Ate nate maji te vitit 2012, kur skuadra me 6 vete hyri brenda ne Abbottabad ne Pakistan, ajo qe do te kujtohet si “udhetimi i fundit i Obames” perpara vdekjes se tij. I kujtohet kur ndodhej perballe njeriut me te kerkuar nga SHBA-ja.

“Mbaja nje pistolete ne brez duke e marre me pas ne dore. Ne ato momente kam qelluar dy here para tij. Ai u shtri ne dysheme para krevatit dhe me pas e kam gjuajtur serisht. Ishte i vdekur. Me kujtohet kur morri fryme per here te fundit. Ne moment kam menduar nese ishte gjeja me e mire apo me e keqe qe kisha bere”.

Veshtiresite Perpara sulmit ne Abbottabad, ishte nje analist i Cia-s, duke kerkuar per te mbajtur qetesine dhe fshehtesine e operacionit qe do te ishte perfundimtar. “U kam shpjeguar se per mua ishte si nje stervitje e thjeshte, te cilen e benim cdo mbremje”. Heroi la me pas ushtrine ne shtator te atij viti, pas 16 vjetesh ne forcat speciale.

Thote se vuan nga shqetesime te shumta fizike per shkak te punes se tij. “Zgjodha te dal ne pension pasi mendova se nuk ia dal dot me dhe dua qe te rrit femijet e mi”, ka shtuar me tej. Per fat te keq, pas largimit nga marina amerikane nuk ka patur te drejte per pension. Ka humbur te gjitha te drejtat financiare, sigurimin shendetsor per vete dhe familjen. I duhet te paguaje nje shume prej 500 dollaresh per te marre nje sigurim privat. Nje shpenzim qe shtohet mes shume te tjerave.

Asgje e re Urban Institute, nje sherbim amerikan, ka deklaruar se rasti i “heroit kombetar” nuk eshte i vetmi. Nje veteran ne dhjete mes ushtarakeve amerikane nuk ka nje sigurim shendetesor baze dhe nuk ka asnje trajtim special kur vendos te dale ne pension. Pa harruar edhe pjestaret e “Seal Team 6”, te cilet jane harruar nga politika e cila u lejon te kthehen ne jeten e perditshme dhe te vihen ne levizje per nje pune te re.

Per burrin qe vrau Bin Ladenin, pak avantazhe dhe shume probleme. Nese emri i tij do te publikohet, familja e tij rrezikon te behet nje vend hakmarrjeje nga rrjeti Al-Kaeda. Per keta arsye, ai ka mesuar femijet e tij qe te fshihen, madje ka mesuar edhe te shoqen qe te gjuaje me pushke. Nje jete ne fakt jo “pikerisht prej heroi”.

Edison Myrteza