Video

09/02/2013 03:53:53

Angole. Skandal ne nje burg

Policia dhunon te burgosurt. Pamje te renda





ANGOLE- Drejtori i burgut te Vianas ne Angole, shume afer kryeqytetit Luanda, eshte pezulluar nga puna pas shfaqjes se nje videoje ne youtube. Ne videon ne fjale jane shfaqur pamje te nje dhune te forte mes te denuarve.

Revolta
Sic bejne te ditur burimet zyrtare te Angoles, regjistrimi eshte bere me 15 shtator 2012, vetem disa ore pas nje revolte. Ne pamje duken disa police teksa kane marre disa te burgosur dhe i keqtrajtojne, ndersa te tjeret e shohin me qetesi te gjithe ngjarjen.

Shtypi rajonal ka konfirmuar lajmin duke konfirmuar madje edhe informacionin nga Ministria e Brendshme edhe pse ne realitet sipas autoriteteve behet fjale per nje rast te vogel nga veprimet e autoriteteve te burgut.

Denimet
Sipas nje informacioni te shperndare nga Ministria e Drejtesise mbremjen e 14 shtatorit te nje viti me pare, nje grindje mes te denuarve eshte kthyer me pas ne nje revolte. Kjo ka detyruar qe policia te nderhyje me force. Nje dite me vone, policia pas asaj qe ndodhi, eshte kunderpergjigjur duke dhunuar disa te burgosur.

Tashme eshte duke u marre vete Prokuroria e Pergjithshme me ceshtjen ne fjale, ndersa ministria ka konfirmuar se ka pezulluar nga puna drejtorin e burgut per shkak te shperndarjes se pamjeve te renda.

Edison Myrteza