Video

06/02/2013 14:25:53

Indi. 1.6 kg floke brenda ne stomak

Hante floket qe prej 3 vjetesh. Dhimbje te forta





INDI- Nje vajze indiane e cila ka patur dhimbje teper te forta ne stomak, eshte operuar disa dite me pare ne nje spital ne Mumbai, nga nje grup mjekesh. Pas operacionit ka dale ne shesh se ne stomakun e saj ka patur nje mase flokesh me peshe 1.6 kilogram.

Ngjarja
Mjeket kane deklaruar se studentja Siya Shinde, 14 vjecare, vuante prej kohesh nga “tricofagia”, nje patologji e ralle nga ku jane dokumentuar ne te gjithe boten me dhjetera rastesh kirurgjikale, semundje e cila konsiston ne nevojen teper te madhe per te prere floket dhe per t’i ngrene.

Doktor, Nitin Jain, i cili ka drejtuar nderhyrjen kirurgjikale me 29 janar ne Seven Hills Hospital, ka deklaruar se “e reja hante floket e saj qe prej tre vjetesh dhe ne sistemin gastrointestinal te saj ishte krijuar nje grumbull qimesh, ashtu sic krijohen pas ngordhjes se nje qeni apo maceje. E gjithe sasia e flokeve te grubulluar ishte 21 centrimetra e gjate dhe 12 centimetra e gjere me peshe 1.6 kilogram.

Rastet e tjera
Rasti i Siyas nuk eshte i vetmi nga ato qe kane ndodhur. Vitin e kaluar ne stomakun e nje vajze indiane 19 vjec e cila pasi eshte operuar ne spital i eshte gjetur nje grusht flokesh me peshe 2 kilograme. Por rasti i pare i njohur eshte i nje te reje 18 vjecare nga Chicago, nga e cila ne vitin 2007 u nxorr nga stomaku nje grumull i madh flokesh me peshe 4 kilograme.

Edison Myrteza