Video

05/02/2013 08:05:26

Vendet qe mesojne urrejtjen

Raporti Izrael-Palestine ne librat shkollore





IZRAEL- Britanikja “The Guardian”, flet per librat dhe tekstet shkollore te perdorura nga palestinezet dhe izraelitet, ne te cilat shkruhet historia e cila u jep nje edukim jo te sakte te rinjve duke e prezantuar token e tyre ne menyre jo te vertete si dhe duke mos e marre parasysh vendin fqinj.

Kufiri
Vetem 4 per qind e hartes eshte paraqitur ne librat palestineze ne “linjen e gjelber”, ose vija e demarkacionit qe perfshin kufirin mes territorit palestinez dhe Izraelit. 6 harta ne 10 nuk permbajne asnje kufi dhe nje e treta tregon linjen por nuk shkruan mbi territorin e vendit tjeter emrin “Izrael”. Ne 76 per qind te librave te vendit hebraik, ne fakt nuk jane shenuar kufijte mes territorit palestinez dhe Izraelit dhe mungon cdo informacion apo shenje per fqinjin

Rrethana qesharake
Kjo tregon se studentet do te duhet te injorojne ate qe eshte ne realitet dhe ate qe jetojne. Bruce Wexler, profesor i psikiatrise ne Universitetin e Yales, e ka quajtur nje rrethane “qesharake” duke e mbiquajtur madje edhe “fantazi”. Studimi ka analizuar 3 mije tekste shkollore, ilustrime dhe harta dhe ka dale ne kater perfundime.

Asnje e perbashket
Sic u tha, eshte shume e veshtire te gjendet nje sulm denigrues mes te dyja vendeve. Nje liber izraelit nuk percakton palestinezet dhe e njejta gje vjen edhe nga ana tjeter. Vendet dhe librat e tyre tregojne ne menyre ekstreme se vendi tjeter eshte armik, duke mos dhene asnje informacion kulturor dhe fetar.

Perfundimi tjeter tregon se prezantohet nje menyre negative mbi te gjitha ne tekstet e shkollave palestineze dhe ato te krijuara nga hebrenjte ortodokse, ndersa nje mungese shume e pakte ndihet ne librat dhe tekstet standarte izraelite.

6 akuza ne 10 mije faqe
90 per qind e te rinjve palestineze studiojne tekstet e prodhuara nga autoritetet kombetare. E njejta gje ndodh edhe per shkollat ultraortodokse. Pak me ndryshe jane tekstet ne arabisht te ndertuara nga Ministria e Arsimit ne Izrael. Studimi i pergjigjet keshtu akuzave te ndersjellta te njerit vend me tjetrin. Ne 9.964 faqet e librave palestineze te analizuar, vetem 6 nga akuzat e ngritura nga institute jane te sakta ndaj kundershtarit dhe kufirit izraelit.

Asgje e jashtezakonshme
Sic shpjegon Wexler, tekstet shkollore tregojne nje histori te ngritur e gjitha mbi karakterin nacionalist ku tjetri pershkruhet si dikush qe dominon. Pjesa e vendit pershkruhet si dicka positive ndersa nuk pershkruhet aspak kultura e “armikut”. Por kjo sipas Wexler, nuk eshte nje surprize per te gjithe ata qe studiojne ne zonat me konflikt. “Nuk flasim per histori false, por vetem per nje realitet te nje pjese te treguar ne kete menyre pa dhene informacion te sakte per te kuptuar si eshte bota tjeter”.

Edison Myrteza