Video

03/02/2013 14:17:48

Agimi i Arte dhe vellezerit e tij

Partia ekstremiste greke terheq te miturit ne grup





GREQI- Perkeqesohet situata ekonomike ne Greqi dhe rritet rreziku i prezantimit te ideve te Agimit te Arte, levizja e ekstremit te djathte te drejtuar nga Nicolaos Michaloliakos ne mendjen e gjenerates se re.

Inati dhe grindja
Britanikja “The Independent”, tregon historine e shtate adoleshenteve banore te qytetit te Larises te perfshire me levizjen, te cilet kane menduar t’i japin nje ndjenje tjeter dites monotone duke shkuar dhe me shkop shkaterrojne dyqanin e nje pakistanezi. Dhe ketu behet fjale per te rinj te moshes 15 vjecare.

Burri ka perfunduar me pas ne spital per shkak te plageve te renda ne koke. Ne pergjithesi nuk eshte e zakonshme te shohesh sulme te tilla nga te rinj te kesaj moshe, por frika e shoqerise greke eshte se retorika anti-emigrant qe po shperthen nga Agimi i Arte mund te kete nje efekt shume te keq ne mendjen e te vegjelve.

Inat kunder botes
Keto ide tashme degjohen prej vitesh qe kur vendi i tyre eshte perfshire nga kriza rrjepese ekonomike. Per kete shkak, ata ndjejne brenda vetes motivin patriotik te rritet dita-dites. Kjo per shkak te papjekurise adoleshente, duke arritur deri ne sulme te forta.

Ne kerkim te nje konsensi te lehte
Kjo eshte “kryefjala” e Agimit te Arte, ndaj te gjithe te rinjve ne moshe te vogel. Mesazhi eshte i qarte, “sulme ndaj emigranteve, urrejtje ndaj kriditoreve, nevoje per kthyer oren dhe per te qene greke”. Per te bere gjithcka futen neper rrjetet sociale te grupeve te te rinjve.


Partia e te rinjve
Vassiliki Georgiadou, profesor ne Universitetin “Panteon”, eshte ekspert per radikalizmin e se djathtes ekstreme. Ai shpjegon se behet fjale per nje fenomen qe kerkon lindjen e nje jete te re. Agimi i Arte eshte nje parti e re, e forte, e fresket dhe qe eshte gati te jape nje alternative dhe nje ide te re per Greqine. Nuk behet fjale per nazizem, por nacionalizem. Anashkalojne kohet e arta te Greqise antike, per te fshehur idete te tyre anti-njerezore dhe idene e vertete”.

Dashuria per Greqine
Stavros, 16 vjec, eshte djali i nje pjesmarresi ne partine e ekstremit te djathte “Syriza”, por ai eshte terhequr nga idete e Agimit te Arte dhe madje ka marre pjese edhe ne sulmin ndaj dyqanit te emigrantit pakistanez. “E kam bere per ta shtyre per te respektuar vendin tone pasi e dua Greqine me teper se cdo gje. Djemte e Agimit te Arte nuk jane vrases, por jane persona qe preokupohen pasi nuk gjejne nje vend pune per shkak te emigranteve klandestine”.

Kthimi i Greqise ne kohen e mesjetes
Duket se gjithcka po perkeqesohet. Ne parqe jane prezantuar flamuj greke, slogane nacionaliste dhe shenja te nje dhune. Nikoforos, 12 vjec, ka akuzuar levizjen ekstremiste se po e cojne Greqine ne kohen e “Perandorive te Mesjetes”. Madje per kete fakt, ai ka humbur miqesine edhe me mikun e tij te ngushte, Erneston, 17 vjecarin shqiptar te lindur dhe rritur ne Greqi, per shkak te mesymjes poshteruse.

Pa rruge dalje
“Kostas ka ndryshuar”, thekson Ernesto. “Ka nodhur qe kur ka nisur te preferoje lidhjen me keta persona duke i mesuar qente e tyre te ndersehen ndaj afrikaneve”. Per psikologen Amalia Louizou, situata do te shkoje drejt perkeqesimit, pasi per shkak te situates se rende, femijet po mesojne mesazhe negative. Dhe mbi te gjitha partia e lindur ne vitin 1993, vazhdon punen e saj hap pas hapi me objektiv renimin e Greqise.

Edison Myrteza