Video

01/02/2013 05:19:00

Rusia ne listen e zeze per lirite

Ka me pak liri tani se ne ish Bashkimin Sovjetik





RUSI- Organizata amerikane per te drejtat e njeriut Humban Rights Watch, ka filtruar punen e qeverise ruse per vitin 2012, duke e quajtur si “represioni me i keq politik ne historine e vendit qe pas renies se ish-Bashkimit Sovjetik”. Ja se cfare ndodh ne vendin e Putinit.

Dhuna
“Do t’u tregojme se Rusia nuk ka situaten me te keqe te te drejtave te njeruit. Dhe ata qe e perhapin kete lajm jane personat vete duke mos qene nje bote ideale”, ka thene Alexander Lukashevich, zedhenes i Ministrise se Puneve te Jashtme ruse.

Duket se Rusia nuk e ka pare me sy te mire denoncimin e organizates ne lidhje me prezantimin e raportit mbi te drejtat e njeriut duke e goditur rende vendin e drejtuar nga Vladimir Putin. “Situata eshte mjaft e ndere per shkak te numrit te madh te ligjeve dhunuese te krijuar nga Moska gjate viteve te fundit, sidomos mbi punen e organizatave jo qeveritare”, ka deklaruar Hugh Williamson, drejtori i HRW per Rusine dhe Azine qendrore.

Denoncimi
“Ne pergjithesi e gjithe shoqeria civile ruse, tashme me teper se kurre ka nevoje per mbeshtetje”, ka shtuar Williamson. Por si ka ndodhur qe Rusia te perfundoje ne listen e vezhgimeve? Per shkak te hyrjes ne fuqi te ligjeve dhunuese nga Moska? Per shkak te zgjedhjeve elektorale? Per ligjin kunder propagandes homoseksuale? Denimin e Pussy Riot?

“Protestat kerkuan dhe morren premtimin e reformave poltike. Por menjehere pas rikthimit ne fuqi, Putin ka nderprere zhvillimin e reformave mbi lirine politike te nisura nga ish presidenti Medvedev, duke u leshuar me fuqi te madhe mbi aktivistet civile pa asnje meshire”, shpjegon raporti. Pas mandatit te trete presidencial qe tashme eshte bere nga 4 ne 6 vjet, kane hyre ne fuqi nje sere ligjesh per rritjen e kontrollit mbi financat e organizatave jo qeveritare te huaja.

Cecenia
Raporti i HRW, tenton te hedhe drite edhe mbi ceshtjen e Cecenise, ceshtje e cila i ka kushtuar jeten shume gazetareve te cilet kane tentuar te tregojne dhunen sic ka qene Anna Politkovskaya duke shpjeguar se Rusia eshte fajtore per 210 raste ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut per dhune te forte te te drejtave dhe aksionet anti-terroriste ne Kaukazin e Veriut.

Anna Sevortyan, drejtore e zyres ruse per HRW, gjate prezantimit te raportit, ka shpjeguar se ka patur edhe zhvillime positive nje vite me pare sic ka qene ratifikimi i Konventes se OKB-se per te drejtat e personave me aftesi te kufizuara. Ne fakt, kjo eshte vetem nje pike uje ne oqean.

Edison Myrteza