30/01/2013 10:13:18
Mungesa e komunikimit mes autoriteteve bllokon qytetarėt nė Athinė
Toponimet shqip nėpėr pasaporta, krijojnė vakuum nė burokracitė greke
TIRANĖ - Sėrish pengesa nė kufirin grek si pasojė e emėrtimeve nė gjuhėn shqip tė toponimeve nė pasaporta.
Nėse mė parė ndalimet janė bėrė nė kufijtė tokėsorė, kėtė radhė shtetasit shqiptarė, kryesisht fėmijė tė lindur nė Greqi, si rrjedhojė e emigrimit tė prindėrve tė tyre, janė ndaluar nė aeroportin e Athinės.
Siē bėhet e ditur nga mediat greke, sot nė mėngjes janė bllokuar 14 persona, tė cilėve nuk u lejohet kalimi drejt destinacionit ku janė drejtuar.
I kthyer tashmė nė fenomen, ngjarja e sotme pėrsėritet pėr tė tretėn herė brėnda njė periudhe tė shkurtėr kohore. Fillimisht pretendimet e autoriteteve kufitare greke u shfaqėn nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, por, si rezultat i njė komunikimi mes palėsh nga ana e dy ministrive tė Jashtme, Shqipėrisė dhe Greqisė, u duk sikur iu dha zgjidhje problemit.
Por sėrisht ditėt e para tė kėtij viti, shtetasit shqiptarė u ndaluan me po tė njėjtin pretendim, ku sėrish u desh ndėrhyrja e ministrit tonė tė Jashtėm, Edmond Panariti, pėr tė zgjidhur kėtė ngėrē, zgjidhje kjo qė siē duket ka rezultuar afatshkurtėr. Nuk ka ende asnje reagim zyrtar nga ana e autoriteve shqiptare apo greke lidhur me kėtė problem.
HermesNews - ©2013