Video

21/01/2013 17:45:03

Hena dhe Jupiteri sonte me afer se kurre

Afersia me e madhe do te rregjistrohet ne oren 2:30 te mengjesit, kur Hena do te jete poshte planetit.







HermesNews - Nese qielli sonte eshte i kthjellet, nuk duhet t'a humbisni rastin per te pare nje Hene me Jupiterin me afer se kurre. Hena do te kete sonte 78% te ndriēimit te saj, dhe mbi te me nje ose dy grade ne distance, nje tjeter trup qiellor i argjende. Yll ? Jo, eshte Jupiteri. Takimi galant do te jete ne kostelacionin e Demit dhe afersia e tyre do te shikohet shume qarte dhe me sy te lire. Afersia me e madhe do te rregjistrohet ne oren 2:30 te mengjesit, kur Hena do te jete poshte planetit. Sonte ne darke Hena do te jete ne nje distance 400 mije km larg Tokes, ndersa Jupiteri 665.000 milione km. Per ne qe i shohim nga Toka, ka avantazhet e saj. Jupiteri do te jete tre here me i ndritshem se zakonisht. Fenomeni nuk ka asnje ndikim mbi planetin tone thone astronomet, dhe fsheh nje iluzion brenda iluzionit. Dhe pse ne dukje Jupiteri i afrohet Henes, ne fakt eshte vetem planeti yne qe rreshqet ne ate qe quhet "afersia" e planetit gjigand.






HermesNews - ©2013