Video

20/01/2013 15:36:10

MPJ, reagon ndaj Serbise

Heqja e permendores ne Presheve jashte ligjit





TIRANE- Ministria e Puneve te Jashtme ka ndjekur me shqetesim zhvillimet ne Luginen e Presheves. Lajmi i sotem per heqjen e monumentit te deshmoreve nga xhandarmeria serbe, ne menyre te njeanshme, dhe duke injoruar dialogun e nisur mes autoriteteve lokale dhe qendrore nen kujdesin e faktorit nderkombetar eshte nje tjeter deshmi e nje politike diskriminuese dhe agressive e autoriteteve te Beogradit kundrejt pakices shqiptare ne Serbine e Jugut.

MPJ e denon ashper kete akt dhe i ben thirrje faktorit nderkombetar, te reagoje menjehere ne mbrojtje te te drejtave te pakices shqiptare ne Serbine e Jugut. MPJ u ben dhe nje here thirrje autoriteteve lokale ne Luginen e Presheves dhe popullsise atje te permbahen kundrejt ketyre provokimeve ne vazhdimesi, duke i mbeshtetur plotesisht ata ne kauzen e tyre, se askush nuk do te mund te mohoje a tjetersoje luften e drejte per lirine dhe te drejtat njerezore qe u be ndaj regjimit antishqiptar serb.

HermesNews-©2012