Video

17/01/2013 15:41:43

E ardhmja e Cernobilit

Program per centalin berthamor fatkeq





UKRAINE- Kane kaluar 27 vjet nga fatkeqsia e Cernobilit ne Ukraine, incidenti me i madh berthamor i regjistruar ndonjehere. Por per shkak te rrezatimit dhe ambientit te kontaminuar, shume persona dhe kafshe vazhdojne te vdesin. Ministri ukrainas i ambjentit, Oleg Proskuriakov, ka theksuar se do te ndertoje brenda fundit te vitit nje depozite per te futur te gjithe materialet e rrezikshme.

Depozita
Ministri ka shpjeguar me detaje projektin tashme te aprovuar edhe nga Parlamenti i Ukraines ne shkurt te vitit te kaluar. Do te kushtoje 285 milion euro dhe do te merret persiper nga enti atomik shteteror Energoatom.

Deri tani, ne vend vetem centrali berthamor i Zaporizhyas ka nje depozite per materialin berthamor te perdorur, nje magazine e cila vinte gjithnje ne perdorim per centralet berthamore te gjenerates se fundit. Ka qene Viktor Yushenko, presidenti i vendit ne vitin 2005 ai qe ka deklaruar propozimin e realizimit ne Cernobil te nje depozite ku mund te importohen mbetjet berthamore te ardhura nga rajone te tjera.

E ardhmja
Pavaresisht ngjarjes, Ukraina vazhdon te shfrytezoje akoma energjine berthamore te furnizuar nga 15 reaktoret e ndare ne kater centrale, te cilet furnizojne me energji mbi 45 per qind te vendit.

Por jo vetem kaq. Brenda vitit 2030 jane projektuar edhe 11 centrale te tjere, pavareisht denoncimit te incidenteve qe kane ndodhur me pare. Keshtu, 13 vjet me pare ne Zaporizhyas u bllokua njeri nga reaktoret per shkak te mosfunksionimit te sistemit te mbrojtjes.

Edison Myrteza