Video
13/01/2013 14:51:18
Greqi. Policia rreh turistin korean
Policia ushtron dhune ndaj tij pa asnje arsye
GREQI- Udhetari nga Koreja e Jugut, Hyun Young Jung, i cili prej gati nje viti po udheton neper Evrope, para dy ditesh ka mberritur ne Greqi. Menjehere eshte perplasur me policine, ndersa eshte cuar ne stacionin e policise ku eshte rrahur serisht.
Ai tregon se fillimisht prane tij eshte paraqitur nje burre me veshje civile i cili i ka kerkuar pasaporten, ndersa ai ka kundershtuar pasi nuk e dinte nese ai ishte vertet oficer policie ose jo. Vetem pak metra me tej, nje oficer me veshje policore e ka ndaluar serisht turistin korean, kurse ky i fundit ka kerkuar qe te shohe nje dokument vertetues. Te dy burrat kane nisur ta godasin ate.
Une nuk e kuptoj. Ata me kerkojne dokument identifikimi, une arrij te kuptoj se ata kerkojne arsye per te ushtruar dhune ndaj meje ne momentin e pare. Por pse vazhduan te me rrahin edhe pasi shkova ne polici, ende nuk e di, ka deklaruar Jung. Turisti rrefen se ata mund te ishin hajdute dhe ne momentet gjate dhunes ka nisur te kerkoje ndihme nga njerezit qe kalonin ne rruge. Isha tmerresisht i tronditur.
Jung deklaron se jashte stacionit te policise, nje oficer policie pa asnje arsye kthehet dhe fillon ta godase ne fytyre. Atje kishte njerez, sic ishin edhe disa burra qe punonin tek dyqani perballe stacionit te policise, por asnje person nuk erdhi te me ndihmote pasi kishin shume frike, shton ai.
Kolonel Christos Manouras, ka deklaruar se kerkesa per te pare dokumentacionin e te huajve ne Greqi eshte e ligjshme. Nese dikush ndalohet nga policia dhe nuk ka asnje dokument identifikimi, personi shoqerohet ne stacionin e policise derisa kombesia e tij te behet e ditur.
Rasti i turistit korean Jung, u be incident jo i vogel diplomatik, ndersa ambasadori korean ne Greqi kerkoi nje takim te menjehershem me Ministrin e Puneve Publike dhe Shefin e Policise per te nisur nje hetim dhe te denojne oficeret e perfshire ne kete dhune te paprecedente. Ai eshte duke u pergatitur per tu nisur drejt SHBA-se dhe po pret vendimin e policise se Athines. Megjithate, ai deklaron hapur dhe publikisht se cfaredo qe te ndodhe, ai kurre me nuk do te kthehet ne Greqi.
Une kam udhetuar ne Azerbajxhan, Mongoli, Kazakistan dhe Armeni, por kurre nuk jam ndjere kaq ne rrezik sa ne Athine. Nese njerezit do te me pyesin nese ata duhet te shkojne ne Greqi per turizem, do tu them pa frike shkoni ne Turqi pa asnje medyshje.
Grupet per te Drejtat e Njeriut, u kane kerkuar emigranteve dhe qytetareve amerikane qe ndodhen ne Athine te jene shume te kujdesshem ne te gjithe Greqine. Nje vit me pare, Shailendra Kumar Rai nga India, ishte i ftuar per nje vizite si pedagog ne Universitetin e Athines. Pasi kishte dale jashte per te ngrene dreke, eshte ndaluar nga policia dhe per fat te keq nuk e kishte pasaporten e tij me vete. Ai thote se polici nuk fliste Anglisht dhe se ai nuk po mund ti shpjegonte se ishte profesor. Pavaresisht se disa nga koleget e tij greke erdhen ne moment, officeri e arrestoi dhe e coi ate ne stacionin e policise.