Video
13/01/2013 09:56:23
Prage: turi i dyte i zgjedhjeve
Dy pro europiane perballe njeri tjetrit
PRAGË - Ish-kryeministri i majtë, Milos Zeman dhe shefi aktual i diplomacisë, Karel Schwarzenberg (i djathtë) u renditën në krye të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale çeke, me respektivisht 24,22 për qind dhe 23,40 për qind të votave, sipas rezultateve përfundimtare të zyrës së Statistikave. Zeman, ish-social-demokrat dhe kryeministër në vitet 1998-2002 dhe Schwarzenberg, shef i një prej partive të koalicionit qeveritar do të përballen gjatë turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 25-26 janar.