Video

12/01/2013 03:50:30

Londer. Akuzohet policia kufitare

Dhunohen grate shtazena ne aeroporte dhe burg





LONDER- Policia kufitare britanike, ka vendosur te marre ne hetim kerkesen nga ana e autoriteteve te burgjeve, ne lidhje me kontrollin ne menyre teper te keqe dhe marrjen pa asnje autorizim dhe arsye ne qendrat e denimit ne Cedards, ne afersi te aeroportit Gatwick ne Londer.

Kontrolle energjetike
Ashtu sic ben te ditur e perditshmja “The Guardian”, policia kufitare do te fokusohet ne sigurine e impiantit te sigurimit energjetik, pasi ne kete menyre vjen edhe pergjigja per kontrollet “e keqija” neper procedurat e monitorimit te kontrollit te sigurise.

Policia kufitare e aeroportit Gatwick eshte akuzuar nga nje grua shtatzene, se ciles i eshte hequr karrikja me rrota, ndersa agjentet kane perdorur procedura dhe kontrolle me duar duke praktikuar kontrollin rutine.

Dhuna
Agjentet kane mbledhur 39 raste te dhunes ndaj 39 pasagjereve. Ne akuzen e shkruar nga gruaja shtatzene, akuzohen punonjesit e sherbimit te sigurimit te cilet e kane goditur barkun e saj duke i shkaktuar dhimbje te forte, ndersa ky veprim ka vazhduar pavaresisht thirrjeve te saj per ta lene te qete per shkak te dhimbjeve.

Kater agjente te tjere te sigurise, kane nisur te merren me burrin e gruas shtatzene, duke e cuar ne dhomen e pyetjeve dhe qendren e perkohshme te denimit, njelloj sikur ai te ishte nje terrorist.

Rikujtesa e te drejtave
Ne nje tjeter rast, nje tjeter grua shtazene po ne te njejtin aeroport, eshte ndare nga i shoqi dhe eshte cuar ne qendren e denimit. Nuk dihet se si dhe cfare ka ndodhur, por ajo qe eshte e qarte eshte se gruaja shtazene ka pesuar nje trauma shume te rende duke humbur edhe femijen.

Nga ana tjeter, agjentet jane justifikuar se keto procedura kryehen per shkak se nuk dihet se cfare mund te fshehin ne pjese te ndryshme te trupit grate shtazena. Por forca e ushtruar gjate kontrolleve eshte nje urdher i thyer per te drejat te njeriut ne Britani.

Edison Myrteza