Video

11/01/2013 07:55:26

Darkat e varfra te policeve te burgjeve

nga Valentin Macaj






TIRANE - Darka e varfer e Vitit te Ri per punonjesit e policise tani po shoqerohet me “embelsiren” e pare te Janarit. Po kalon dita e dhjete dhe paga per punonjesit e policise se burgjeve nuk jepet dhe pse listat jane derguar ne banka qysh me date 4 te ketij muaji.

Duke ditur problemet e shumta qe po kalon ky sherbim policor, mungesa e pages mujore do te thote mungese e bukes dhe ushqimit per familjaret e punonjesve.

Kushtet ç’njerezore te punes ne vendin e sherbimit, mungesa e transportit,
mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa 4 vjeçare e uniformave, ndalesat e paligjeshme ne page, mospagesa e diteve te festave dhe gadishmerise, tani i shtohet dhe mosdhenia e pages mujore.

Kjo eshte “dhurata” qe “kapo” i burgjeve u ben vartesve te tyre per vitin 2013 duke u premtuar se "surprizat" nuk do te mungojne edhe muajt ne vazhdim. Nuk eshte e re per sindikaten tone indiferenca qe shteti tregon ndaj Policise se Burgjeve, duke i ndeshkuar ne page e trajtim social dhe duke u lene mbi krye drejtuesin me te pa afte ne historine e burgjeve te Shqiperise.

Por hallet e gardianeve nuk kane te sosur: Per te vajtur ne pune, punonjesi nga Korca paguan 1500 leke te rinj “abone mujore” ne furgon privat, ndersa punonjesit nga Pogradeci e fshatrat perreth paguajne mbi 5000 leke te rinj ne muaj.

- Punonjesi I policise ne burgun e Lushnjes e Peqinit paguan “bileten” vajtje-ardhje ne autobusin e institucionit per mungese karburanti, nderkohe qe shteti e ka per detyre transportin e tij per ne vendin e punes.

- Punonjesi I burgut ne Lezhe ben autostop ne uren e lumit Mat dhe ne disa raste ka lene edhe koken nen rrotat e makinave. Gardiani ne Burrrel, Rrogozhine, Bence, Elbasan ndjehet i fyer dhe I dhunuar ne cdo moment nga mungesa e dinjitetit qe shteti nuk mundet t’ia jape.

Nese nuk mundet qe shteti te pergjigjet per transportin e punonjesve, at’here eshte e thjeshte zgjidhja: te paguaje bonusin e transportit ne leke sipas tarifave te afishuara nga M. Financave, leke/km, keshtu nuk pakesohet paga neto e punonjesit ne detyre.

Familja e policit shton nje pjate me teper ne menyne ditore te ushqimit. “Gjuha shkon atje ku dhem dhembi”, thote populli. Trajtimi ushqimor per policine e burgjeve ka ngelur vetem ne librin e kujteses se mangesive ne te drejta, pasi qysh ne vitin 2004 mungon dhe çdo dite shohim te derdhen me mijera kg ushqime te denuarish neper kazanet e plehrave.

Vakti ushqimor eshte i domosdoshem qe punonjesi i policise te jete i afte te kryeje sherbimin sipas kerkesave te ligjit. Kushtet per te realizuar dhenien e trajtimit ushqimor ne institucione jane, por “bosi” i burgjeve nuk e ka degjuar zerin e sindikates.

Mungesa e uniformes, tashme eshte kthyer ne nje telenovele 4-vjecare, qysh kur ne krye te burgjeve erdhi ky qe eshte, i cili me dashje ka deshtuar disa here tenderat e uniformave dhe i ka kthyer policet e burgjeve ne “kliente gabi” duke i degdisur nga nje treg ne tjetrin per te blere e pershtatur pantallona e xhaketa policie.

Pa folur per mungesen e kepuceve, veshjeve te brendeshme dimerore dhe dorezat, te cilat jane aq te domosdoshme ne keto temperatura ekstreme nen zero. Per te ardhur tek ngrohja ne vendin e sherbimit: te gjithe punonjesit e regjimeve te jashteme I kane blere me leket e tyre ngroheset qe vendosen ne vend-roje, kane blere madje edhe xhamat qe nuk vendosen nga punedhenesi.

Po te shikosh kushtet e kryerjes se sherbimit ne regjimet e brendeshme, iken me vrap i lemerisur, pasi as tavoline e karrige normale nuk ka per punonjesin, pa folur per ngrohje. Aroma e rende e mureve te kalbura, e banjove qe nuk riparohen asnjehere, ani’pse ka tendera rikonstruksioni cdo vit, bie ne shendetin e punonjesit te policise i cili ne shume raste eshte diagnostikuar me semundje te renda respiratore e infektive.

Ministria e Punes trumbeton me te madhe miratimin e Ligjit “per Sigurine dhe Shendetin ne Pune”, por vetem kaq. Ne asnje moment punedhenesi, ne kete rast Drejtoria e Burgjeve, nuk ka kryer vizita e kontrolle periodike mjekesore per punonjesit e saj.

Inspektoriati Shteteror i Punes nuk ushtron kontroll dhe nuk kerkon zbatim ligji. Duke ardhur pastaj tek zbatimi i Ligjit “Per Policine e Burgjeve”, ku qe nga miratimi I tij ne dhjetor 2008 nuk ka ndryshim grade per policet dhe si rrjedhoje ndikohet direkt ne page e motivim karriere.

Nuk jepet vjetersia ne sherbim dhe as nuk paguhen ditet e festave e gadishmerise per punonjesit e policise. Rregullorja e personelit dhe maredhenieve te punes, si akt n/ligjor ne zbatim te ketij ligji, shkelet me kembe cdo dite nga “bosi” i burgjeve, I cili me kokefortesine e tij vazhdon te bllokoje Kontraten Kolektive te Punes me sindikaten duke dale kunder ligjit, rekomandimeve te B E, shkresave e vendimeve te Ministrise se Punes, detyrave qe ka lene progress-raporti I 2011 e 2012, si dhe kunder vullnetit te mijera punonjesve te policise, antare te sindikates. Kohet e fundit “gazi” burgjeve bashke me pensionistin Kalaja I kane hyre lojes se organizatave te jashteligjshme duke shpikur “sindikata” pa miratim gjykate, por qe ligji i ka nxjerre jashte loje.

Transferimet pa njoftim dhe largimi i shume punonjesve te policise, vazhdon te jete motiv i punes se “gazit” burgjeve qe per te njejten ngjarje njeri ndeshkohet dhe tjetri ngrihet ne detyre.

Kryejne sherbim ne vendroje policet femra, siq ndodh ne burgun e Drenoves dhe “bosi” burgjeve jo vetem qe nuk respekton te drejtat e grave ne institucionet shtetrore, por shton edhe numrin e tyre pa kriter dhe jashte skemes se sigurise qe eshte e miratuar nga qeveria. Dhe ne fund, si pa te keq nuk zbaton edhe vendimet e formes se prere te gjykatave , duke mos paguar demet e shkaktuara ne largimet e paligjshme nga puna te punonjesve.

Por, motivi yne kryesor ne kete rast eshte dhenja e pages se muajit dhjetor per policine e burgjeve, me qellim dhenjen e bukes e ushqimit per familjet e tyre, pasi me “bosin” e burgjeve normalisht duhet te merret Kryeministri I cili na ka borxh te gjitheve qysh kur e “punesoi” qe te shkaterroje nje imazh te ndertuar me mund e gjak qysh nga viti 1991 e ketej ,(respekt deshmorit Bujar Kaloshi)!!!

Jepuni pagat e punonjesve te policise pa dallim sherbimi, se femijet e tyre po ulen ne gjume pa buke. Tani behet fjale per mbushjen e barkut me buke dhe s’ia kemi ngene askujt qe na mban leket e bukes se gojes.


* Autori eshte Kryetar i sindikates se sherbimeve policore te Shqiperise

HermesNews - ©2013