Video

07/01/2013 10:08:25

Kuwait. 2 vjet burg per 'disidentin'

Ofendoi ne Twitter sheikun e vendit






KUWAIT- Mund te perfundosh ne burg per nje postim ne Twitter, te pakten ne Kuwait. Nje gjykate e vendit te vogel arab, ka denuar nje burre me dy vjet burg per shkak se ka ofenduar sovranin e vendit me nje postim ne rrjetin social.

Vendimi
Ne baze te vendimit te publikuar edhe nga e perditshmja Alaan, theksohet se ne rrjetin social Twitter, aktivisti Rashid Saleh al-Anzi, ka shkruar nje ofendim ndaj sovranit te vendit. Nje postim ne te cilin shkruhej se “ketu dhunohet cdo e drejte per shkak te pushtetit te sheikut Saban al-Ahmad al-Sabah, njeri nga aleatet e SHBA-se, pervecse edhe nje prodhues i rendesishem i naftes, ka nje linje shume te forte ne lidhje me te drejten ndaj fjales ne internet ne Kuwait.

Rastet e meparshme
Ne mes te qershorit 2012, nje tjeter burre eshte denuar me 10 vjet burg pasi eshte akuzuar se ka vene ne rrezik sigurine e vendit. Eshte quajtur pergjegjes per perflitjen ndaj profetit Mohamed si dhe qeverise muslimane Sunnite ne Arabine Saudite dhe Bahrain, sigurisht nepermjet rrjetit social.
Nese manifestimet publike jane ende te lejuara ne Kuwait, kontrolli mbi internetin eshte shume i rrepte. Tensionet ne vend jane rritur per shkak te marrdhenieve mes qeverise dhe te zgjedhurve ne parlament, mbi te gjitha nga grupet e opozites.

Edison Myrteza